60 vjetori i Shqipërisë në UNESCO

schedule14:13 - 16 Tetor, 2018

schedule 14:13 - 16 Tetor, 2018

Shqipëria ka festuar 60 vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në listën e trashëgimisë botërore pritet që vitin e ardhshëm vendi ynë të regjistrojë edhe liqenin e Ohrit.

60 vjetori i anëtarësimit në UNESCO e gjen Shqipërinë me dosjen gati të pasurisë së 7 për të regjistruar në listën e trashëgimisë botërore.
Berati, Gjirokastra, Butrinti, Kodiku i Purpurt i Beratit, Isopolifonia, pyjet e Ahut në Rrajcë dhe Lumin e Gashit, liqeni i Prespës, janë vetëm një pjesë e thesareve të identitetit shqiptar që përfaqësohet në Trashëgiminë Botërore ku në qershor të vitit 2019 pritet të shtohet edhe një tjetër trashëgimi mikse natyrore e kulturore.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës: “Kjo përpjekje nuk mbyllet këtu por do të vijojë me të tjera punë për praninë në po këtë listë të trashëfimisë natyrore dhe kulturore të liqenit të Ohrit ose siçne jemi mësuar ta quajmë “Liqeni i Pogradecit” dhe të pjesës së Prespës për pjesën Shqiptare. Kjo si zgjerim i pjesës Maqedonase, dosja e së cilës është dorëzuar dhe pritet, unë jam besimplotë, miratimi në sesionin e korrikut të vitit 2019.”

Për ministrin e turizmit dhe mjedisit, të gjitha këto pasuri duhen ruajtur dhe përdorur bazuar në ekuilibrat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “Shtatori pati 44.5% më shumë turistë se vetëm shtatori i vitit të kaluar. Tetori po ashtu, qershori, maji, prilli kanë shtuar numra shumë të rritur të turistëve. Këta janë të gjithë turistë që vizitojnë sajtet të trashëgimisë kulturore. Janë rritur me 100% numri i vizitorëve në Berat, Gjirokastër, Butrint. Radhë turishtësh janë tashmë nëpër sajtet e trashëgimisë kulturore.”

Një kontribut të rëndësishëm në UNESCO kanë dhe përfaqësuesit shqiptarë në gjithë këto vite nënvizoi ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati. Sot Shqipëria këmbëngul që edhe Kosova ti bashkohet kësaj organizate të madhe,

Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: “Kemi mbështetur dhe do të vijojmë të mbështesim praninë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfishrë dhe UNESC-n, si një investim për qytetarët e Kosovës, por edhe për përforcimin dhe bashkëpunimin rajonal.”

Së bashku edhe me ministrinë e arsimit 5 ministrat e kabinetit qeveritar janë kujdesur që 60 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO të përcjellë mesazhin se vendi ynë ka ende pasuri që duhen ruajtur si trashëgëmi për brezat e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!