60 vjetori i fakultetit të muzikës për artistet Dorina Laro dhe Kristina Laco është një moment reflektimi mbi breza dhe shenjë nderimi për artistët e pedagogët që nuk jetojnë më. Në një intervistë për ABC violoncelistja dhe pianistja rrëfejnë emocionet e jetuara ne këto ambiente.
Kanë zgjedhur tingujt Beethoven, Stravinsky dhe Rahmaninov për koncertin recital, violoncelistja Dorina Laro dhe pianistja Kristina Laco. Festa e 60 vjetorit të fakultetit të muzikës i zgjon emocione të veçanta
Artistet sollën një koncert duo piano e violinçel si homazh për pedagogët dhe artistët që nuk jetojnë më , por që i kanë dhënë shumë fakultetit të muzikës. E veçanta e këtyre koncerteve qëndron tek ndërthurja e brezave. /abcnews.al/