Raphael Varane mund të konsiderohet i larguar nga Real Madrid. Në kampin spanjoll e kanë humbur besimin për të rinovuar me kampionin e botës dhe janë të detyruar ta shesin, që të mos e humbasin verën e ardhshme me parametra zero.
Josep Pedrerol raporton se për Varane dy janë klubet më të interesuara. Manchester United është lakuar prej kohësh, ndërkohë që duhet të rivalizojë me fituesit e Champions League, londinezët e Chelsea.
? "El REAL MADRID da por hecho que VARANE SE VA este VERANO"
? "Confían en sacar unos 60 MILLONES de €"
La noticia de @jpedrerol en #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/VeIXqF4Rcg
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 10, 2021
Për Varane është interesuar edhe PSG, më së shumti për ta pasur informacionet e nevojshme. Real Madrid synon që të arkëtojë nga shitja e Varane 60 milion euro, që janë shumë të rëndësishme në këtë periudhë krize financiare. /abcnews.al

