60 kg kokainë e fshehur në qymyr në Durrës, riarrestohet marinari rus: Iu gjetën materiale pornografike me fëmijë në celular

schedule10:52 - 30 Korrik, 2022

schedule 10:52 - 30 Korrik, 2022

Një ditë më parë u liruan 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Portin e Durrësit, të fshehur në ngarkesën me qymyr. Megjithatë një prej tyre është riarrestuar. Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë të ditur se në pranga është vënë marinari rus  Grigory Gorbunov. Nga kqyrja e celularit të rusit janë konstatuar materiale pornografike me të mitur.

Materialet i janë referuar prokurorisë së Durrësit dhe po hetohet për këtë vepër penale ndërsa është njoftuar edhe pala ruse. Në celularin e marinarit rus janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe, foto dhe video rreth aktivitetit të tij kriminal të pornografisë me të mitur

Ndërsa rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje që të dalë përballë gjykatës, anija është larguar bashkë me 13 marinarët e tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË

“Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin:

-G. G., 42 vjeç, banues në Rusi, për veprën penale “Pornografia”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 42-vjeçari ishte inxhinier i dytë i anijes që u kap me 49 kg kokainë, në portin e Durrësit, në maj të këtij viti. Gjithashtu, gjatë veprimeve, rezultoi se shtetasi G. G. mbante në telefonin e tij materiale të ndryshme pornografike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin S. A., 47 vjeç, banues në Egjipt, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!