Një variant tjetër i mutacionit “Delta” të koronavirusit është shfaqur sëfundmi në Greqi sipas ekspërteve vendas. Duke folur për televizionin shtetëror ERT, Profesorja e Patologjisë Eleni Giamarellou u shpreh se kanë hasur një variant tjetër të Delta-s tek pacientët, i cili është 60 herë më ngjitës së varianti “Delta” fillestar.
“Është i njëjti virus, por që transmetohet 60 herë më shpejt se variant Delta që kemi hasur deri më tani. Varianti i ri quhet Delta+”, tha ajo duke dhënë lajmin e mirë se pavarësisht kësaj, vaksina është efektive ndaj variantit në fjalë.
“Është diçka që ka ndodhur shumë shpejt”, vijoi ajo duke mos shpjeguar nëse varianti do të marrë një emër tjetër apo do të quhet “Delta+”.
Ndërkohë, rritjen e numrit të vdekjeve gjatë javëve të fundit Giamarellou e lidhi me mosbërjen e vaksinës tek të infektuarit.
“92-93 për qind e atyre që kanë ndërruar jetë javët e fundit janë persona të pavaksinuar”, tha ajo. /abcnews.al