60 familje rome marrin shtëpitë e reja në Tiranë

schedule16:49 - 13 Shkurt, 2018

schedule 16:49 - 13 Shkurt, 2018

60 familje të komunitetit rom në Shkozë kanë një banesë të re. Projekti “New House – New Life” u financua nga Bashkia e Tiranës dhe një fondacion italian.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin në një nga familjet përfituese për t’u uruar për shtëpinë e re.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vlerësoi angazhimin e Bashkisë, që brenda një kohe të shkurtër mundësoi strehimin e familjeve të komunitetit rom.

Ndërsa ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se këto janë fonde të shpenzuara me shumë dashuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!