60 arinj polar rrethojnë fshatin, rojet nisin “luftën” me fishekzjarre

schedule09:51 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 09:51 - 9 Dhjetor, 2019

Pasojat e ngrohjes globale po ndjehen çdo ditë e më tepër në kontinent.

Dikur, banorët e fshatit Ryrkaypiy në veri-lindjen e largët të Rusisë as që do ta mendonin se do të mund të kishin të bënin me arinjtë polarë, por tani po ndodh.

60 prej tyre rrethuan fshatin sëfundmi duke kërkuar ushqim pasi moti nuk kishte qenë aq i ftohtë sa duhet për të ngrirë detin në mënyrë që ata të mund të gjuanin.

Përballë kësaj situate, forcat e rendit në fshat qëlluan me disa fishekzjarre në drejtim të tyre për t’i trembur.

Në fshat jetojnë rreth 730 banorë, të cilët tani duhet të përballen edhe me rrezikun e arinjve polarë që janë të uritur dhe mund t’i sulmojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!