6-vjeçari tregon suveniret e dyqanit të tij për Edicionin Veror

schedule20:16 - 22 Gusht, 2018

schedule 20:16 - 22 Gusht, 2018

Sezoni i pushimeve është duke mbaruar, kështu që Edicioni Veror shkoi në “Drymades Souvenir Shop” në Dhërmi për të marrë disa suvenire të punuara me dorë si kujtim. Dyqanin e tregoi një djalë i vogël, emri i të cilit ishte Petro dhe është vetëm 6 vjeç. Petro tha se ka qenë ideja e nënës së tij që të hapej dyqani dhe ai vetë ka pikturuar 12 suvenire fillimisht.

https://youtu.be/QV-iI6hc3gQ

Në dyqan shkojnë më shumë turistët e huaj dhe jo shqiptarë, thotë vogëlushi. Petro jep një ndihmesë të madhe. Ai gjen në plazh gurët, të cilat nëna e tij i përdor për të krijuar unazat. Më tej, 6-vjeçari prezantoi kapelat, çantat dhe fustanet. Për këto të fundit, ai mendonte ndryshe!

Petro: “Ky s’duket fare si fustan! Më shumë duket si bluzë, ngaqë nuk shkon dot gjëkundi kështu në Tiranë”.

Gazetarja: “Jo, në Tiranë jo, por këtu në plazh është OK kjo gjë”.

Petro: “Është dhe ky fundi, por mua më duket si bluzë”.

Më pas, Petro tregoi edhe sektorin e tij të preferuar.

Gazetarja: “Kush është sektori yt i preferuar”?

Petro: “Ky dollapi këtu, i tëri”.

Gazetarja: “Pse të pëlqen më shumë ky”?

Petro: “Sepse gjërat janë më lirshëm sesa këto që janë ngjitur e ngjitur”.

Në “Drymades Souvenir Shop” bëhen edhe riciklime. Tjegulla dhe shishe vere përdoren për të kryer vizatime dhe piktura të ndryshme. Petro tregoi edhe librin që ia kishte dhuruar një turist me foto nga gjithë udhëtimet që kishte kryer në Shqipëri. Në përfundim, ai së bashku me gazetaren pikturuan disa gurë që do të jetë një kujtim i bukur për të dy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!