Një 50-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi ka rezultuar se ka qene në vendngjarje ditën e djeshme kur ndodhi një sherr në Vlorë, nga ku 52-vjeçari Genci Serjani mori 6 goditje me thikë në trup. Ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Armando Mustafa.
Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një grindje e çastit mes dy personave, ndërsa sipas policisë autori kishte konsumuar edhe alkool
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, për të cilën u vu në pranga nga Policia, shtetasi A. M., 33 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, u bë edhe arrestimi i shtetasit S. J., 50 vjeç, pasi ka rezultuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bilall Islami, 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al