6 të vdekur dhe 453 raste të reja me koronavirus në Greqi

schedule18:23 - 21 Shtator, 2020

schedule 18:23 - 21 Shtator, 2020

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot një numër të lartë rastesh të reja me koronavirus.

Në vendin fqinj janë regjistruar 453 raste pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 15595, nga të cilat 55.8% janë burra.

Sipas të dhënave, 79 qytetarë janë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.

Po ashtu, orët e fundit 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, duke e çuar në 344 numrin e viktimave që nga shpërthimi i epidemisë në vend. g.v/abcnews.al