Këngëtarja e famshme Miley Curus ka folur si asnjëherë më parë për problemet me alkoolin dhe lëndët narkotike, dhe arsyen që e çoi drejt marrjes së këtij vendimi. Në një intervistë për “Variety”, këngëtarja ka treguar se prej gjashtë muajsh nuk ka konsumuar asgjë, pas një operacioni që kishte bërë për kordat e zërit.
“Kam qenë esëll përgjatë 6 muajve të fundit. Në fillim, ishte vetëm për këtë operacion vokal. Por më pas mendova shumë për nënën time. Nëna ime ishte e birësuar dhe unë trashëgova disa nga ndjenjat që ajo kishte, ndjenjën e braktisjes dhe ndjenjën për të provuar se ke vlerë.
Prindërit e babait tim u divorcuan kur ishte 3 vjeç, kështu që atij iu desh të rritej i vetëm. Kam pyetur veten: Përse jam kështu? Duke kuptuar të kaluarën, ne e kuptojmë të tashmen dhe të ardhmen shumë më qartë. Unë mendoj se terapia është e shkëlqyeshme.”, rrëfeu këngëtarja.
Miley gjithashtu është përfolur shumë dhe për ndarjen me ish-bashkëshortin, Liam Hemsworth, në gusht të vitit të kaluar, pas shtatë muajsh martesë. /abcnews.al