6 ish-deputetët e proceduar të PD-së: Zyrtarët e policisë na dhunuan

schedule17:59 - 29 Maj, 2019

schedule 17:59 - 29 Maj, 2019

Përplasja fizike me uniformat blu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës më 16 shkurt gjashtë ish deputetët e Partisë Demokratike thonë se nisi pas dhunës së ushtruar ndaj tyre nga zyrtarët e policisë. Ish-deputetët thonë se funksionarët e policisë ishin të dehur.

Këtë ngjarje ndodhur mbrëmjen e 16 Shkurtit në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ish deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka e tregon në këtë mënyrë.

Gjashtë ish-deputetët demokrat kishin shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të marrë informacion për protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Për rreth një orë e drejta e garantuar me ligj thotë ish deputeti Enkelej Alibeaj iu mohua. Ndërkohë ai hedh akuza ndaj zyrtarëve të Policisë së Shtetit.

Për këtë përplasje fizike në Drejtorinë e Policisë se kryeqytetit Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj gjashtë ish deputetëve të Partisë Demokratike. Demokratët e cilësojnë këtë një urdhër politik.

Alibeaj thotë se Prokuroria as nuk i ka vënë në dijeni dhe as nuk i ka marrë në pyetje lidhur me  procedimin penal që thotë se ka nisur ndaj tyre. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!