6 882 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Greqi, humbin jetën 87 persona

schedule16:57 - 17 Nëntor, 2021

schedule 16:57 - 17 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 6682 raste të reja me COVID-19, duke ruajtur sërish një trend të lartë infektimesh.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 87 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 17 012, që prej fillimit të pandemisë në shtetin grek.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 561, prej të cilëve 466 janë të pavaksinuar, ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 474 pacientë të rinj, ndërkohë që mesatarja e 7 ditëve të fundit është 421. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!