6 000 rrënjë, kanabis mes misrit, policia “zbarkon” në Fier, zbulon parcelat por nuk gjen dot pronarin

schedule13:12 - 20 Korrik, 2022

schedule 13:12 - 20 Korrik, 2022

Një aksion anti-kanabis është zhvilluar ditën e sotme në Fier ku u sekuestruan 6 mijë rrënjë. Mësohet se forca të shumta policie kanë zbarkuar në fshatin Mullaji ku janë zbuluar parcela me kanabis.

Sasia e bimëve narkotike të dyshuara si canabis sativa janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Bimët narkotike, sipas burimeve konfidenciale nga policia e Fierit, janë gjetur në parcela në pjesën lindore te fshatit Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman.

Forcat policore kanë zbarkuar në fshatin rreth orës 12:00 të ditës së sotme dhe vijojnë aksionin për asgjësimin e bimëve.

Aksioni po vijon dhe nga ajri, pasi mendohet se sipërfaqja e mbjellë  është dhjetëra hektarë. Burimet nga njësia administrative “Qendër”, sqaruan për ABC se këto toka nuk janë të banorëve të fshatit Mujalli, por i kanë përfituar prej ligjit 7501 banorë të Zhupanit dhe Drizës.

Sipas banorëve të fshatit Mujalli, bimët narkotike janë gjendur te mbjella mes sipërfaqeve me misër, shkruan abcnews.al.

Po sipas këtyre burimeve, sipërfaqja e tokës ku është gjendur canabis sativa është tokë e dhënë me qira.

Nuk dihet se kush është i zoti i parcelës pasi nuk ka informacione se kujt ia ka dhënë me qira pronari i tokës.

Zona ku është gjetur canabis sativa ndodhet larg  zonës së banuar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!