599 raste të reja dhe 33 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

schedule16:39 - 14 Janar, 2021

schedule 16:39 - 14 Janar, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë kofirmuar 599 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 4 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se numri i përgjithshëm i rasteve është 147283, nga të cilat 52.1% janë burra.

Në orët e fundit 33 qytetarë grekë e kanë humbur betejën me virusin, duke  çuar në 5387 numrin e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërkaq, 328 persona po trajtohen në intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. /abcnews.al