591 raste të reja dhe 21 viktima nga COVID-19 në Greqi

schedule17:14 - 12 Qershor, 2021

schedule 17:14 - 12 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 591 raste të reja me koronavirus dhe 21 viktima. 360 pacientë janë të intubuar duke vijuar betejën me sëmundjen që deri tani ka marrë miliona jetë në të gjithë botën.

Situata në vendin fqinj duke e qëndrueshme bazuar te numrat e javëve të fundit, si fatalitetet, por edhe rastet e reja.

Rekordi i rasteve për 24 orë në Greqi u shënua në 30 mars të këtij viti me 4340 të infektuar, ndërsa sa i përket fataliteteve në 28 nëntor të vitit të kaluar, 121 qytetarë humbën jetën brenda ditës. d.b/Abcnews.al