Në Shqipëri janë konfirmuar zyrtarisht ditën e djeshme 59 persona të prekur me koronavirus. Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News nga spitali Infektiv, ku bën me dije se aty qëndrojnë të shtruar 30 pacientë.
Ndërkohë vetëm 3 prej tyre janë në gjendje më të rënduar, në terapi intensive.
Mes tyre është edhe 66-vjeçari, i cili u konfimua ditën e djeshme me virusin e ri.
Ai përbën një vatër të re, ku ende nuk është zbuluar se si është infektuar, ndërkohë që ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar.
Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dije se 66-vjeçari nga Tirana nuk ka patur ndonjë histori udhëtimi jashtë vendit dhe është e paqartë se si e ka marrë Covid-19. /abcnews.al