Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

59 ditë luftë në Iran/ Loli: SHBA mungesë strategjie. Ja plani me 3 pika që propozoi Irani

schedule21:55 - 27 Prill, 2026

schedule 21:55 - 27 Prill, 2026

Një situatë e paqartë strategjike nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe lëvizje të reja diplomatike mes Iranit dhe Rusisë po shtojnë pasiguritë për zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, gazetari Egon Loli theksoi se aktualisht nuk kemi thjesht një armëpushim të zgjatur, por një mungesë të dukshme strategjie nga SHBA, pavarësisht kapaciteteve të saj financiare dhe ushtarake.

Sipas tij, ndryshimet në drejtimin e ushtrisë amerikane dhe vendosja e besnikërisë si kriter kryesor kanë ndikuar në efektivitetin e saj, ndërsa nga ana tjetër, afrimi i Iranit me Rusinë dhe një propozim i ri me tre pika për SHBA rrezikon të zgjasë konfliktin dhe të shtojë pikëpyetjet mbi sigurinë globale.



“Është jo vetëm një armëpushim i zgjatur, por edhe një situatë e paqartë për SHBA. Nuk kanë mungesën e  financave, apo të armatimeve, por thjesht mungesën e strategjisë. Kanë bërë një riformatim të drejtuesve të ushtrisë amerikane.

Kanë shndërruar besnikërinë në kriter të ushtrisë dhe jo aftësinë. Nga ana tjetër Irani me vizitën që ka bërë në Rusi ka nënkuptuar se Rusia do të ndjekë interesat iraniane, ku dhe është hedhur një propozim me 3 pika për SHBA: 1- ndalja e konfliktit, 2-menaxhimi i përbashkët i Hormuzit me Iranin dhe Hormanin, 3- e treta diskutime për çështjen bërthamore. Kjo vetëm zgjat konfliktin dhe lë pikëpyetje për sigurinë globale”, tha gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!