Ky vit shkollor nuk ka qenë aspak normal për fëmijët, por ata kanë një mekanizëm natyral për ta rimarrë me shpejtësi veten. Kështu është shprehur psikologia e njohur Denata Toçe në një intervistervistë për ABC.
“Fëmijët kanë një mekanizëm natyral për ta rimarrë vten, do shohin kohë më të mira. Kështu do t’i vlerësojnë edhe më shumë ditët më të mira që do të vijnë.”
Po ashtu, psikologia këshilloi që prindërit t’ua përcjellin realitetin me informacion të përpunuar, ndërsa shtoi se ata duhet të adaptohen tashmë me këtë situatë.
“Duhet t’i përgatisim fëmijë tanë në lidhje me situatën në të cilën ndodhemi. Unë e kam menduar se ky vit shkollor për të mos pasur këtë çorientim do duhej që të vijohej me një filozofi të caktuar në mënyrë që sistemi shëndetësor të ishtë në vete.
Duam apo nuk duam ne jemi ne që do të ndihmojmë në dënien frymë të sistemit shëndetësor. E shikoj se shtimi i episodeve të ankthit janë prezente dhe simptomat e Covid qëndrojnë dhe më pas kjo të krijon dhe psikologjikisht atë mendimin se nuk do ta rimarrësh veten dhe pasi del nga kjo gjendje babai im përshembull ndihet më mirë. Kjo u ka ndodhur dheshumë pacientëve të tjerë nga ankthi, nga pagjumësia dhe për shkak të situatës psikologjike që vetë sëmundja krijon, të lodh.”
Po ashtu, zonja Toçe tha ka ardhur koha që të merren masa shtrënguese pasi duhet t’i japim një frymëmarrje sistemit shëndetesor.
Ndërsa, sa i përket ndikimit që ka sëmurja me Covid-19 tek pacientët, psikologia sqaroi se në këtë rast shtohen episodet e ankthit dhe trembjes.
“…Shtohen episodet e aknthitm, të krijon mendimin se nuk do ta rimarrësh veten. Vuajnë nga pagjumësia, trembja, ankthi. Thuhet edhe që virusi ndikon në sistemin shëndetësor. Ka dhe një traumë..” s.b/abcnews.al/