Avramopulos: Mbyllja e kufijve për emigrantët mund të ketë efekt domino

schedule13:03 - 5 Korrik, 2018

schedule 13:03 - 5 Korrik, 2018

Organizatat jo fitimprurëse i kanë kërkuar qeverisë italiane që të mos bllokojë portet për emigrantët dhe t’i lërë të bëjnë punën e tyre. Por qeveria italiane ka dhënë urdhër që asnjë anije me emigrantë të mos lejohet të ankorohet në asnjë nga portet italiane.

Zëvendës kryeministri dhe ministri i brendshëm i Italisë Matteo Salvini kishte paralajmëruar një betejë me organizatat jo fitimprurëse. Dhe nëse deri vonë mund të dukeshin vetëm fjalë, tashmë premtimi i tij është bërë realitet. Ministri Italian i Infrastrukturës dhe transportit, Danilo Tonineli, ka vendosur që të mos lejohet ankorimi në portet italiane për anijen “Open Arms” e cila ka në bord 60 emigrantë. Komandanti i anijes ka reaguar ashpër duke kërkuar mundësinë që të bëjë punën e tij, si dhe që qeveria italiane të mos njollosë më shumë organizatat jo fitimprurëse e të mos tallet më me qytetarët italianë dhe jo vetëm.

“Open Arms” arriti të ankorojë në Barcelonëku në port ishte vendosur një parullë : Mirë se vini. Njësoj si ndodhi dhe me anijen Akuarius një muaj më barë në Valencia, dhe bashkia e Barcelonës dhe autoritetet kanë krijuar një qendër pritjeje të përkohshme për emigrantët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!