550 mijë € për dy tyre, sa përfitojnë klubet e Superiores nga Conference League

schedule08:37 - 30 Prill, 2021

schedule 08:37 - 30 Prill, 2021

Conference League merr jetë këtë verë dhe në të do të marrin pjesë për herë të parë tre klube të Superiores, vendi i dytë dhe i tretë, plus fituesi i Kupës së Shqipërisë, ose vendi i katërt nëse këtë trofe e fiton një nga tre vendet e para.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka marrë pjesë në një mbledhje të UEFA-s me sekretarët e federatave dhe është folur mes të tjerash edhe për Conference League.

Panorama Sport ka publikuar sot edhe pagesat e solidaritetit që UEFA jep për klubet dhe shpërblimi për pjesëmarrjen në këtë kompeticion është 100 mijë euro.

Nëse klubet e Superiores nuk e kalojnë turin e parë, atëherë marrin edhe 250 mijë euro të tjera shtesë vetëm për pjesëmarrjen. Pra, në total 350 mijë euro duke e mbyllur rrugëtimin në turin e parë.

Po nëse kualifikohen në turin e dytë? Atëherë klubet e Superiores përfitojnë 100 mijë euro për turin e parë, 100 mijë euro të tjera për turin e dytë dhe 350 mijë euro ekstra në momentin e eliminimit. / abcnews.al