Në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuara Laura Xhaxhiu dhe Eliana Mitro të cilat treguan se si e presin 2022 e tyre, me qëllimet dhe punët që duan të realizojnë. Të dyja treguan se viti ka trokitur këndshëm pasi kanë qenë me njerëzit e tyre të dashur. Pjesë e bisedës ishte edhe Antonia Gjoka, e cila së bashku me Elianën dhe Laurën u shprehën se nuk e kanë kaluar Covid 19.
“Unë jam partizane e ditëve të çmendura sepse ka kreativitet dhe ka ndryshim. Hera herës kam ndërmarrë “të çmendura” për mjedisin tonë”, tha Laura.
“Unë dua që të plakem me të gjithë shenjat e moshës. Megjithatë jam një nga nxënëset e Laurës tek face yoga. Nuk pres që rrudhat e mia të ikin, por fytyrës sime ti jap një shkëlqim”, tregoi Eliana.
Laura pohoi më tej se ka nxjerrë 8 kategori për qëllimet që do të realizojë. Si Eliana edhe Laura kishin prioritet udhëtimet, madje treguan se kur janë larg e ndjejnë më shumë dashurinë dhe mallin që kanë me njeri tjetrin.
Ermali e pyet Elianën për marrëdhënien me bashkëshortin duke qenë se kanë 55 vite bashkë, nëse vitet zbehin dashurinë. Ajo tha se rritet përkujdesja, tregon edhe një episod shumë të bukur që i ka ndodhur me bashkëshortin xhelozie dhe dashurie bashkë.
“Kur kemi qenë larg ka ndodhur një gjë shumë e bukur, unë nuk isha në shqipëri, po kthehesha atë ditë. Ai më shkruajti një shprehje shumë të bukur dashurie, po sikur unë të isha 17 vjeç a 20 vjeç. Mbas shumë kohe, rastësisht bie telefoni i tij dhe unë se si e hap dhe e gjej atë shprehje në telefonin e tij dhe u xhelozova, pastaj e pashë që me drejtohej mua”.
Laura e mbyll me një urim dhe pritshmëri ndaj këtij viti për partnerin e saj: “ E para të gëzonte shëndet, të ndihej i përmbushur në të gjitha dimensionet e tij dhe e treta të më donte dhe më shumë./abcnews.al