Shumë klube kanë nisur një fushatë për shkurtimin e pagave të futbollistëve. Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe nuk dihet akoma sa mund të shkojë fatura finale.
Barcelona është ndër klubet më të pasura në planet dhe shpenzon 507 milion euro në vit për rrogat vjetore të futbollistëve. Drejtuesit e klubit katalanas i quajnë të pariparueshme humbjet ekonomike dhe i janë drejtuar lojtarëve për ndihmë.
AS raporton se Messi me shokë, pasi janë konsultuar me njëri-tjetrin, kanë vendosur të shkurtojnë një pjesë të rrogave të tyre. Një gjest shumë i bukur në momentin e duhur, që tregon lidhjen e madhe që kanë lojtarët me Barcelonën. /abcnews.al