“500 lekë bileta? Vetëm nëse bleni Mbappe”, ironia e tifozëve të Tiranës

schedule21:35 - 7 Mars, 2020

schedule 21:35 - 7 Mars, 2020

Tirana luan me Laçin në “Air Albania, një sfidë shumë delikate për kryesuesit e Superiore. Klubi bardheblu ka ftuar të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium. Tirana shkroi: “Skuadra ka nevojë për të gjithë ju nesër. Mos mungoni në ditët kur nuk duhet. Të gjithë bashkë të ndjekim ëndrrën!”

Komentet e tifozëve të Tiranës në këtë postim ishin të shumta, me shumicën prej tyre që ironizuan. “5 mijë lekë e bëtë në derbi, 5 mijë me Laçin. Domethënë se ndeshja me Laçin është më e rëndësishme se ndeshja në derbi. Ulni biletat, ne jemi Tirona, s’e lëmë pa tifozë, por të mbushet stadiumi plot. Me ty Tirona!”

“Bëjini 300 lekë biletat edhe ta shihni a ju vijnë apo jo njerëzit në stadium. Na gritë nga lekët!” “500 lekë për Laçin? Vetëm nëse bleni Mbappe vitin tjetër”, ishin disa nga komentet e tifozëve bardheblu./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Skuadra ka nevoje per te gjithe ju neser. Mos mungoni ne ditet kur nuk duhet. Te gjithe bashke te ndjekim endrren!

A post shared by K.F.Tirana (@kftirana.al) on