50-vjetori i Akademisë së Shkencave, Rama: Nëse sot kemi një gjuhë shqipe të shpëtuar është falë akademikëve të parë

schedule10:58 - 10 Tetor, 2022

schedule 10:58 - 10 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën që u mbajt në kuadër të 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se Akademia ka një vlerë të madhe dhe është një institucion  që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe.

Ai theksoi se nëse sot kemi një gjuhë shqipe të unifikuar, kjo i detyrohet akademikëve të parë.

Rama: Jam i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor. Për çdo njeri që merret me shkencë, termi Akademi ka një vlerë të madhe. Për ne Akademia ka qenë ëndërr. Si një institucion i ngritur mbi vlerat e krijuara nga Akademia e re e Voskopojës. Para ’90 ishte koha kur liria ishte kufizuar dhe hapësirat e mundësitë e njerëzve të shkencës ishin tejet të ngushta. Por krahasimi i para dhe pas ’90, e bën pas ’90 të duket jo mirë përballë gjithë atyre punëve, veprave dhe figurave. Kaq e vërtetë është kjo, sa që kur vizitoja Akademinë e Shkencave pas ’90 dhe dëgjoja ato kërkëllitjet e parketit të vjetër më dukej sikur ishte Eqrem Çabej që rrotullohej në varr nga gjendja e mjeruar e atij institucioni. Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot ne kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj akademie shkencash që sot është në një përpjekje për tu kthyer në lartësinë që i takon.  Nëse nuk do kishte ekzistuar Çabej, Aleks Buda she një sërë figurash të tjera do ishim të paarmatosur në rrjedhën e gjithë debatit mes vendeve. Çfarë historie do mund të shkruanim ne sot? Nëse sot në këtë Akademi nuk do ishin disa për fat të mirë prej nxënësve të atyre kolosëve të mëdhenj, asgjë… sigurisht që detyra e këtij institucioni dhe përgjegjësia nuk është vetëm mbajtja në kontroll e së shkuarës në funksion të themeleve të shtëpisë sonë të përbashkët. Ne kemi më shumë argumente sot për  tu përballur me botën si shqiptarë.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!