“50 vite punë dhe nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë të keqe”, Çinari: Largimi i Zef Dedës, humbje e madhe

schedule12:33 - 24 Nëntor, 2023

schedule 12:33 - 24 Nëntor, 2023

Aktori shkodran Besnik Çinari ka folur për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, mjeshtrit të madh të humorit, Zef Deda.

Ai ka zbuluar se kanë punuar së bashku për 50 vjet dhe nuk kanë pasuar asnjëherë probleme.

Çinari e konsideroi Dedën, si të vetmin artist që bënte ‘show’ në Shqipëri, pasi i përshtatej çdo lloj roli. Sakaq, tha se largimi nga jeta e tij ishte një humbje e madhe për të gjithë.

“Lajmi për Zef Dedën na ka ardhur sikur të ndodhte në familjen tonë. Ne kemi hyrë në dekadën e 50-të që punojmë me Zef Dedën. Me një fjalë, për afro 50 vjet dhe nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë goje, sepse kemi punuar si shokë. Ishte një mjeshtër i vërtetë, madje në një shfaqje që është dhënë kanë bërë show shumë artista dhe unë kam thënë që i vetmi artist që bën për show në Shqipëri është Zef Deda. I ka rënë të tëra veglave, ka qene akrobat, ka qene kloun, ka pasur zë fenomenal për parodi. Ka qene shumë i madh, por i ra sëmundja. Ishte humbje e madhe për familjen në radhë të parë, për ne si Teatër Migjeni, për popullin e Shkodrës, për popullin shqiptar dhe mbarë kombëtar”, u shpreh Çinari./abcnews.al