50 vite Kongres i Drejtshkrimit, një celebrim mes festës dhe reflektimit

schedule17:54 - 13 Nëntor, 2022

schedule 17:54 - 13 Nëntor, 2022

Nga Leontina Nika

Të shkruash mbi debatin e gjuhës shqipe sot nuk është fort e lehtë, pasi lexuesi i rrudhur në numër, e shikuesi disi më i shumtë, e nis leximin, apo shikimin me një peshë paragjykimi se me kë është?! , apo me kah asht?!. Dualizmi i kësaj pyetje, prodhon edhe konfliktin mes palëve.

50 vjetori u organizuar nga Akademia e Shkencave, jo në akademi, por në një prej hoteleve luksoze në  qendër të Tiranës. Ceremonia nisi me fjalimet e dy krerëve të akademisë, e cila u pasua nga fjalët përshëndetëse të politikanëve, të tre shteteve shqipfolëse , Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Fjalimet e tyre, bënë shpesh që të rrudhnin buzët gjuhëtarët dhe të zgurdullonin sytë, por të drejtë kundërshtie nuk kishte, pasi gjithçka ishte e organizuar me regji.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!