Stadiumi “Zeqir Ymeri” i qytetit të Kukësit ka marrë pamje tjetër dhe së shpejt skuadra verilindore do të mund të luajë në shtëpi.
Pritshmëritë janë që diçka e tillë të ndodhë në fillim të sezonit të ri futbollistik, ndërkohë që klubi i Kukësit ka postuar edhe një video për të treguar në çfarë faze janë punimet.
“Stadiumi i ri drejt përfundimit! Shijoni pamjet. Së shpejti nis edhe vendosja e stolave dhe tapetit për të pritur ekipin në fillimin e sezonit të ri”, shkruan Kukësi, që ka postuar edhe një video që zgjat 50 sekonda në rrjetet sociale. / abcnews.al