Chelsea do të ketë mundësinë të shpenzojë para në merkaton e janarit, pasi dënimi i tyre u reduktua dhe bordi drejtues i Bluve, ka marrë dritën jeshile për të levizur në merkato. Objektivi kryesor i skuadrës londineze, mësohet të jetë spanjolli Isco.
Fantazisti i Real Madrid nuk po luan rregullisht në kryeqytetin spanjoll dhe e tërheq mundësia për të ndërruar destinacion. Siç rapotojnë mediet britanike, Chelsea ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin. Isco dhe agjenti i tij pritet të kenë disa bisedime me drejtuesit e Chelsea gjatë javës së ardhshme./abcnews.al