50 milionë euro për të preferuarin e Pirlos, Juventusi merr përgjigje negative

schedule13:40 - 10 Shtator, 2020

schedule 13:40 - 10 Shtator, 2020

Andrea Pirlo e njeh shumë mirë, ka luajtur në fushë bashkë me të dhe tani e do sërish te Juventusi. Alvaro Morata është i preferuari i trajnerit të ri të Juventusit për repartin e sulmit dhe drejtuesit e bardhezinjve kanë nisur ofensivën.

 

Pirlo dhe Morata kur luanin me Juventusin

Marca zbulon ofertën e kampionëve të Spanjës për sulmuesin e Atletico Madrid. Plot 50 milion euro ofron Juventusi për të rikthyer sërish në Torinon bardhezi 27-vjeçarin. Lojtari e dëshiron ribashkimin me Pirlon (shokë skuadre në sezonin 2014/2015) dhe i ka kërkuar Atleticos ta shesin.

Gjithsesi, “Los Colchoneros”, që paguan 63 milion euro për ta blerë lojtarin nga Chelsea, e kanë refuzuar ofertën e Juventusit. Kluazola e largimit të Moratës është fiksuar 150 milion euro dhe klubi iberik nuk bën asnjë ulje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!