50 mijë litra naftë kontrabandë, sekuestrohet anija e peshkimit në portin e Durrësit

schedule09:02 - 13 Janar, 2023

schedule 09:02 - 13 Janar, 2023

Foto ilustruese

Sekuestrohet nje anije peshkime me naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Burime nga policia dhe dogana thonë  për gazetarin e ABC, Leonidha Musaj se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë.

Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj. Anijet e pëshkimit, prej vitesh bëjnë  kontrabandë nafte në vendin tonë.

Ato e marin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta  dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!