Tre vëllezër nga Dibra u vunë në pranga në Tiranë, të akuzuar për gjobëvënie. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve. Operacioni i koduar “BROTHERS” që u finalizua me arrestimin e tre të rinjve, u krye nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda./abcnews.al
“50 mijë euro, ose do vrasim ty dhe familjen”, pranga 3 vëllezërve
schedule09:00 - 6 Gusht, 2019
schedule 09:00 - 6 Gusht, 2019