50 mijë euro gjobë biznesmenit, arrestohen 3 persona (emrat)

schedule11:04 - 31 Korrik, 2019

schedule 11:04 - 31 Korrik, 2019

Tre persona janë arrestuar gjatë operacionit “Gjobëvënësit” në Durrës. Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat Operacionale të Tiranës të drejtuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Arrestimi i Lulëzim Zallës, Egi Shullazit dhe Klodian Estrefit, të gjithë nga Kruja u bë pasi këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh një biznesmeni në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, policia u sekuestroi dy personave  shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!