5 vite martesë, Emina dedikim të ëmbël partnerit: Asgjë s’e shemb themelin që kemi ndërtuar

schedule13:04 - 21 Qershor, 2020

schedule 13:04 - 21 Qershor, 2020

Një ditë më parë, Emina Çunmulaj festoi 5-vjetorin e martesës. 20 Qershori i vitit 2015, ishte dita ku modelja dhe bashkëshorti i saj i thanë ‘Po’ njëri-tjerit në një ceremoni madhështore.

Në këtë ditë të veçantë, Emina vendosi të bënte një dedikim të ëmbël, ku shprehet se sa me fat ndihet që ka pranë një person si partneri i saj, që pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, ia kanë dalë të ndërtojnë një themel të fortë mes tyre.

Dashuria ime. Me fat që të quaj partnerin tim të jetës. 10 vjet së bashku, 5 vite të martuar, dy vajza të bukura, shumë dashuri, mësime, disa periudha të vështira por asgjë nuk shemb themelin e fortë. Mezi pres të plakem së bashku dhe të shoh fëmijët e fëmijëve tanë. Familja mbi të gjitha – Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, shkruan modelja.

Gjithashtu, modelja ka publikuar disa foto në Instastory me disa nga momentet më të bukura nga dasma madhështore, ku nuk ka munguar asnjë detaj, duke filluar që nga momenti i ecjes drejt altarit, kërcimi i çiftit dhe padyshim kërcimi i modeles me babain e saj.  /abcnews.al