5 viktima nga koronavirusi në Greqi, brenda muajit katërfishohen pacientët e intubuar

schedule21:01 - 7 Shtator, 2020

schedule 21:01 - 7 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Greqi humbën betejën me koronavirusin 5 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 289 që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore raportuan 142 raste të reja, prej të cilëve 14 janë të importuara.

Në spitale 42 pacientë po luftojnë me sëmundjen në intubim, numër ky i katërfishuar përgjatë katër javëve të fundit.

Tashmë autoritetet shëndetësore po monitorojnë nga afër zhvillimin e pandemisë, veçanërisht në Atika ku numërohen më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!