Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim ish-deputetin Bardh Spahia. Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në KZAZ nr. 3 të vendosur në shkollën “Shejnaze Juka”.
Deputetë dhe eksponentë të PD-së aktualisht ndodhen para policisë dhe kërkojnë lirimin e të pesë të arrestuarve për djegien e KZAZ-së. Tre prej pesë të arrestuarve mësohet se janë pjese e strukturave të administratës vendore. Kështu në pranga janë vënë dy policët bashkiakë: Gentjan Bytyqi e Alfred Nikolli, specialisti i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Adi Garuci.
Personi i katërt i vënë në pranga mësohet të jetë Aleks Ndoj si dhe 17-vjeçar. Këta persona dhe të tjerë që priten të ndalohen, akuzohen se i vunë flakën ambienteve të KZAZ nr. 3 duke djegur materialet zgjedhore që ishin vendosur aty nga policia për zgjedhjet e 30 Qershorit. /ABC News Albania 24/7