5 muaj i shtruar në spital, Çun Lajçi rrëfen betejën me Covid: Shita pikturat për ilaçet

schedule10:49 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 10:49 - 2 Dhjetor, 2021

Aktori legjendar i teatrit dhe filmit në Kosovë, Çun Lajçi ka luftuar me Covid-19 për 5 muaj i shtruar në spital.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, ai ka rrëfyer se kjo ngjarje i shërbeu të kuptonte se më shumë se 50 vite në skenë nuk ka mbledhur dot para për ditët e zeza.

LEXO EDHE: https://abcnews.al/e-quajten-lypsar-i-rrugeve-cun-lajci-zbulon-arsyen-qe-shet-libra-u-ndjeva-keq-jam-artist/

Madje, në pamundësi ekonomike për të përballuar blerjen e ilaçeve, Lajçi është detyruar të shes dy nga pikturat e tij, që i kishte dhuratë prej dekadash.

“Fatkeqësisht mbas 50 e ca vitesh në teatër, unë kur u shtrova në spital kuptova që me gjithë ato vite në teatër, nuk paskam ruajtur 1 mijë euro për ditët e mija të zeza. Aty kur u shtrova kuptova që duhesha të paguaja 90 % të ilaçeve dhe s’kisha me i ble.

Kur një shkrim, një piktor, një aktor që ka kontribuar gjithë jetën për qytetin e vet nuk ka mundësi, i them vetes po ai që ka jetuar gjithë jetën në skamje si do ja dal”, u shpreh aktori.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!