5 mësues me Covid në një prej shkollave të Bulqizës, shtohen masat për arsimtarët e nxënësit

schedule19:19 - 21 Shtator, 2020

schedule 19:19 - 21 Shtator, 2020

Konfirmimi i 5 rasteve me Covid 19 në radhët e mësuesve në shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në qytetin e ri të Bulqizës, ka bërë që të shtohen masat për arsimtaret e nxënësit.

Infektimi arsimtarëve detyroi autoritet ti bënin tamponin nxënësve e kolegëve të shkollës. Përgjigjja e tamponit për 18 prej tyre ishte negativ. Prej së premtes ata ishin izoluar në shtëpi, por të hënën iu bashkuan pjesës tjetër të shokëve.  Konfirmimi i tyre negativ bëri që shkolla mos të mbyllej.

Sipas Inspektoritit të Kujdesit Shëndetësor, nuk ka mësues dhe nxënës të prekur.

Fëmijët thanë  për Abc News se nuk kanë frikë, e se maskat i mbajnë gjatë gjithë kohës

Por si është zgjidhur zëvendësimi i mësuesve të infektuar tregon nënprefekt i Bulqizës Avni Muliu.

“Zyra Arsimore ka bërë menjëherë zëvendësimin e këtyre mësuesve nga kontingjenti i mësuesve që janë aplikantë për të filluar punë. Nuk kemi asnjë nxënës të infektuar me Covid-19. Edhe mësimi vazhdon rregullisht dhe pa asnjë problem”, thotë ai.

Ndërkohë mësuesit e konfirmuar pozitiv janë në gjendje të mirë shëndetësore, e të izoluar në banesa. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!