5 makina policie në ndjekje të kamionçinës, policia jep detajet: Çfarë ndodhi në dalje të Tiranës

schedule09:05 - 15 Nëntor, 2020

schedule 09:05 - 15 Nëntor, 2020

Policia ka dhënë detaje rreth ndjekjes që iu bë një personi mesditën e së shtunës në Tiranë.

Pesë makina të policisë bashkiake kanë ndjekur një kamionçinë, e cila drejtohej nga 59-vjeçari D.S. Njoftohet se 59 vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakord për vendosjen e një mase administrative.

Gjithashtu, personi në fjalë, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Ndjekja ka përfunduar në rrethrrotullimin e Saukut në drejtim të Elbasanit.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake, pasi nuk ishte dakort për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, ky shtetas në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!