5 kështjella ku mund të ndjehesh si një princeshë e vërtetë

schedule23:51 - 14 Gusht, 2018

schedule 23:51 - 14 Gusht, 2018

Pse të qëndroni në çdo vend kur ka kështjella që mund t’ju strehojnë si një princeshë e vërtetë? Ja cilat  janë 5 vendet në Airbnb për pushime përrallore.

Udhëtimi është gjithmonë një përvojë e mirë, a do të ishit të gatshme ta bënit me një çantë shpine dhe një hostel të prenotuar një orë para mbërritjes, apo doni të jetoni për disa ditë në një kështjellë sikur të ishit një Princeshë e vërtetë?

Në platformën e internetit, në të cilën mund të marrësh me qira dhoma ose apartamente, ne kemi parë disa strehime që janë kështjella reale. Lajm i mirë është se ato janë të përhapura në të gjithë Evropën. Kjo do të thotë se kudo që të shkosh dhe çfarëdolloj programi udhëtimi që ke, ekziston gjithmonë një kështjellë (potenciale) që të pret dhe një dhomë me një shtrat me katër perde, ku mund të pushosh kockat e tua të lodhura.

Cozy Storybook Castle – Britani e Madhe (Ellington)

Ajo është ndërtuar në vitin 1917 dhe më pas është rinovuar në vitin 2000. Kuzhina ka elektroshtëpiaket më të fundit, por në dhomat e ndryshme ju frymoni ajrin e një kështjelle të vërtetë përrallore. Gjithashtu në sajë të emrave: ekziston dhoma në xhungël, dhoma Romeo-Juliet dhe një dhomë elegante bordeaux me një ballkon për kafen e mëngjesit.

Çmimi: 750 euro për një natë.

Kështjella e San Fabiano​s – Itali (Siena)

Është afër Sienës dhe përveç atmosferës së kështjellës ka edhe një pishinë në të cilën mund të zhyteni si Sirena Ariel. Ju mund të keni një dhomë për dy persona me një banjo.

Çmimi: 125 euro për natë.

Chateau Bordeaux & Vignoble – Francë (Saint-Sulpice-et-Cameyrac)

Nëse dëshironi arratisje relaksi, argëtim dhe jetë princeshe me miqtë, kjo kështjellë mund të jetë destinacioni juaj, vendbanimi i veçantë me shumë kulla anësore mund të strehojë më shumë se 16 persona, ka 7 dhoma, 16 shtretër dhe 7 banjo.

Çmimi: 750 euro për një natë.

Kështjella Galway – Irlandë

Kjo kështjellë e Galway ka ekzistuar që nga viti 1400 dhe pronari i familjes është i prirur t’jua njoftojë se, është një kështjellë e lashtë dhe mund të gjeni të gjitha gjërat e një shtëpie të vjetër: shkallët e ngushta, çrregullimet, ujërat e gërmuara në gur. Këtu mund të jetoni një përvojë nga një kohë tjetër.

Çmimi: 150 euro për natë.

Somerleyton Hall – Britani e Madhe (Lowestoft)

Ka vende që ju bëjnë të ndiheni si një protagonist i Doënton Abbey. Somerleyton Hall në Loëestoft, një konte e Suffolk në Angli, i përket brezit të përrallave. Për të shijuar të gjitha komoditetet ka 10 dhoma gjumi, 10 shtretër, 8 banjo dhe një dhomë ngrënie ku mund të ndiheni sikur jeni në një ëndërr.

Çmimi: 3.015 euro për natë.

/abcnews.al