5 këshilla për të mos e ndjerë “naftën” e shtrenjtë!

schedule10:16 - 4 Shkurt, 2022

schedule 10:16 - 4 Shkurt, 2022

Nga Edi Oga

Për fat të keq, çmimi i karburanteve është rritur kudo nëpër Botë, por këtu tek ne rritja është pak “me të futur” edhe nga vetë shteti ynë, sepse sa më tepër rritet çmimi i naftës, aq më shumë lekë hyjnë në buxhetin e shtetit, pra (kryesisht) në xhepat e pushtetarëve.

Ja disa këshilla të thjeshta për të minimizuar efektet negative të naftës së rritur, që paradoksalisht sjell edhe ndonjë të mirë të vogël si “efekt anësor”!

  1. Mos e përdorni makinën personale kur nuk është e domosdoshme. Ecja në këmbë ju bën mirë për shëndetin. Mundet edhe të bini në peshë.
  2. Kur distancat janë të gjata, përdorni transportin publik. Nuk ka vdekur njeri nga ngjeshja në autobus. Përkundrazi, mund të pasuroni fjalorin tuaj me fjalë e shprehje që i kishit harruar.
  3. Mund të ndani makinën me shokët e punës. Ai që ndez makinën, ‘mbledh’ rrugës edhe 2 – 3 shokë pune. Në këtë mënyrë do të kuptoni se kolegu i zyrës nuk është edhe aq i keq sa e kishit menduar.
  4. Mos e shtypni pedalin e gazit duke shtuar xhirot e motorit. Në këtë mënyrë do të kurseni karburant por edhe do të ulni mundësine e aksidenteve.
  5. Mendoni pozitivisht. Çmimi aktual është i lartë por akoma jo krejtësisht i papërballueshëm. Mendoni sikur nafta të shkojë 300 lekë apo më tepër. Do t’ju duhet të shisni makinën, por nuk ua blen askush, se edhe për ata nafta është po aq e shtrenjtë.

Ndërkohë në rrjet lexoj protesta për mënyrën se si produksioni trajton disa nga banorët në “bigbradhërvip”!