5 golat e pësuar tërbojnë Guardiolën, City përforcohet me mbrojtësin e kombëtares

schedule09:13 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:13 - 28 Shtator, 2020

Mbrojtja është reparti më i dobët i Manchester Cityt dhe drejtuesit e klubit po bëjnë maksimumin për ta përforcuar. Problemet në këtë repart u vunë re edhe ditën e djeshme dhe Jamie Vardy me shokë realizuan 5 gola në portën e Ederson.

Një ndër objektivat ishte Kalidou Koulibaly, por “Cityzens” kanë siguruar një tjetër qendërmbrojtës cilësor. Flasim për Ruben Dias, 23-vjeçarin e Benfikës dhe Portugalisë (19 ndeshje me kombëtaren luzitane).

 

Akordi është arritur për shifrën e 68 milion eurove (+3.6 milion të tjera në formë bonusesh). Gjithçka zyrtarizohet nga “Shqiponjat e Lisbonës”, që siguron shërbimet e Nicolas Otamendi nga City për 15 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!