5 gazetarë të arrestuar në protestat në Mianmar, SHBA-BE apel për të ndaluar dhunën

schedule09:18 - 15 Shkurt, 2021

schedule 09:18 - 15 Shkurt, 2021

Pesë gazetarë u arrestuan gjatë një proteste në Birmani kundër puçit ushtarak, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve. Sipas mediave lokale, protesta u zhvillua në qytetin e Mytkyina. Lajmi për arrestimin e pesë gazetarëve u publikua nga faqja 74 Media në Facebook.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Birmani ka bërë një paralajmërim.

“Ka indikacione të lëvizjeve ushtarake në Yangon dhe mundësinë e ndërprerjeve të telekomunikacionit gjatë natës midis orës 01:00 të mëngjesit dhe 9:00 të mëngjesit. Qytetarët e SHBA-së në Birmani këshillohen të qëndrojnë në banesë gjatë ndalimit të orarit i cili shkon nga ora 8 deri në 4 të mëngjesit”, thuhet në profilin e ambasadës në Twitter .

Ambasadorët në Birmani të SHBA-së, Kanadasë, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar e u bëjnë thirrje forcave të sigurimit në Burma që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve që kanë protestuar kundër grushtit të shtetit për nëntë ditë.

“Ne dënojmë  arrestimet e liderëve politikë, aktivistëve dhe civilëve, si dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, shtojnë ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!