5 ditë në kushte ekstreme, shqiptarëve në tokën neutrale ju bie të fikët nga i ftohti dhe uria

schedule16:15 - 7 Prill, 2020

schedule 16:15 - 7 Prill, 2020

Urdhrat e qeverisë në lidhje me shqiptarët, që kanë mbetur prej 5 ditësh në kufirin e gjebër janë aq ekstreme sa nuk po llogaritet as shëndeti i tyre. Pamjet që janë shpërndarë këtë të martë nga pika doganore e Kapshticës të rëngjethin.

Është e qartë që vetëm për ndjeshmëri dhe humanizëm nuk mund të flitet. Ky shtetas shqiptar si shumë të tjerë nuk qëndron më këmbë nga i ftohti dhe mungesa e ushqimeve. Vetëm kur gjendja e tij shëndetësore shkoi në pikën më ekstreme të mundshme u transportua për në spital.

Edhe mediat janë penguar të qëndrojnë pranë traut të pikës kufitare me shumë të ngjarë për tu fshehur episode të tilla të rënda.

Burime kofidenciale per ABC News  bëjnë me dije se janë në pritje të një përgjigje për lejomin e futjes në atdhe të një pjese të emigrantëve të bllokuar. Ajo ç’ka theksohet është se të perzgjedhuri do të jenë shqiptarët të cilët nuk janë rezidente në shtetin grek.

Aktualisht në tokën neutrale ndodhen rreth 30 shqiptarë. Kryeministri Edi Rama të hënë raportoi disa mënyra se si do zgjidhet kjo problematikë por ato nuk janë reflektuar në praktikë.

Këta shqiptarë po përballen me të ftohtin dhe urinë, të vetmit që ju ofrojnë ushqime janë policët e palës greke, që ju blejnë herë pas herë biskota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!