Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 49 raste të reja me Covid-19 nga 680 testime të kryera në total. Ndërsa fatkeqësisht 2 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me këtë sëmundje.
Gjithashtu janë shëruar 53 qytetarë nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj në Facebook./mv. abcnews.al


