Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

46 vite përkushtim në arsim/ Jeta e Fisnik Sulejmanit, mësuesi që la gjurmë në Delvinë

schedule20:10 - 1 Nëntor, 2025

schedule 20:10 - 1 Nëntor, 2025

DELVINË- 46 vite përkushtim  si mësues  i ciklit të ulët janë dëshmi e një dashurie pa kushte si për mësimdhënien ashtu edhe për fëmijët. Fisnik Sulejmani lindi në Sarandë, pasi kreu aty shkollën fillore dhe të mesme, në Vlorë u diplomua për mësuesi. Profesion që do ta ushtronte gjithë jetën e do ta donte fort.

Në rreth 5 dekada punë, dha mësim në disa shkolla, por vitet që kujton më me nostalgji janë ato të shkollës në Stjar të Delvinës. Rastësia do ta çonte aty, por lidhja e vecantë që krijoi me nxënësit bëri që të jepte mësim në këto banka për plot 16 vite.

Duke ecur në klasat që dikur ishin të tejmbushura nga fëmijët, ish mësuesi 75 vjeçar kujton me dashuri brezat që ka kaluar në mësimdhënie.

Puna nuk ishte gjithmonë e lehtë në një fshat me fëmijë pa mundësi ekonomike, hera herës ai thotë se duhet tu blinte mjetet shkollore apo të ndante ushqimin me ata. Vështirësitë e kohës nuk kishin fund, por as pasioni i tij për mësimdhënien, që tejkalonte çdo pamundësi.

Fisnik Sulejmani punoi si mësues deri në vitin 2014, por me keqardhje thotë se pas 90′ mësimdhënia ndryshoi.

Për Fisnik Sulejmanin puna e tij si mësues është pasioni i jetës së tij ndërsa sot në pension flet me mall për nxënësit ndërsa shpesh vizion shkollën nga e cila ruan kujtimet më të bukura të karrierës, në Stjar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!