45-vjeçari vritet pranë dyqanit të tij, autorët ende në kërkim

schedule18:10 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 18:10 - 19 Dhjetor, 2019

Një 45 vjeçar në Mborje të Korçës është vrarë në mëngjes teksa po hapte dyqanin e tij.

Para se të vritej Flamur Duçi ishte dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Policia dyshon se shkak mund të ishte grabitja por dhe ndonjë hakmarrje pasi ai ishte i divorcuar.

Viktima Flamur Duçi u vra kur shkoi të hapë dyqanin e tij, nga persona ende te paidentifikuar që mendohet si i kanë bërë pritë.

Nga hetimet e para dyshohet se 45-vjeçari Duçi është goditur disa herë me thikë, ndërsa më pas autorët kanë tentuar ta djegin. Ende nuk dihen motivet e krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Një nga pistat dyshohet se ka qenë ajo e grabitjes së dyqanit të tij.

Familjaret kanë dyshime edhe për ndonjë hakmarrje të mundëshme nga të afërm të ish-bashkeshortes së tij. Viktima ishte i divorcuar dhe baba i dy vajzave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!