45 viktima dhe mbi 10 mijë raste me covid në shtator

schedule23:08 - 12 Shtator, 2021

schedule 23:08 - 12 Shtator, 2021

45 pacientë të infektuar me covid humbën jetën gjatë 12 ditëve të para të muajit shtator. Të dhënat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë tregojnë se nga dita e parë e shtatorit deri të dielën, numri i jetëve të humbura në infektiv nuk ka qenë më pak se 3 pacientë në ditë.

Ndërsa shifra më e lartë u regjistrua të mërkurën e kaluar, kur humbën jetën 5 pacientë. Mosha e viktimave të kësaj periudhe ka variuar nga 43 në 88 vjeç dhe, siç janë shprehur autoritetet shëndetësore, ata kanë qenë të pavaksinuar.

VIKTIMAT NGA COVID 1-12 SHTATOR

1 shtator        3 viktima

2 shtator        4 viktima

3 shtator        3 viktima

4 shtator        4 viktima

5 shtator        3 viktima

6 shtator        4 viktima

7 shtator        4 viktima

8 shtator        5 viktima

9 shtator        3 viktima

10 shtator      4 viktima

11 shtator      4 viktima

12 shtator      4 viktima

TOTAL            45 viktima

Numri i humbjeve të jetëve nga covid ditë pas dite në këtë valë të katërt në Shqipëri ka qenë më i ulet se sa fatalitetet në dimrin dhe pranverën e shkuar.

Për shkak të shtimit të imunizimit natyral dhe atij  nga vaksina, pak nga të prekurit nga Delta në fund të verës dhe këtë fillim vjeshte kanë përfunduar deri në forma të rënda, që çojnë në humbje  jete.

Po ashtu numri i viktimave ditore në vendin tonë ka qenë më i ulët se në vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku vdekjet e raportuara ditore kanë qenë në numra dyshifrore. Në spitalet covid 1 dhe 3, numri i te shtruarve ne 12 ditët e para te shtatorit u rrit me 75 pacientë, ose mesatarisht 6 te shtruar ne ditë.

PACIENTË NË INFEKTIV 1-12 SHTATOR

1 shtator               100 pacientë në spital

12 shtator             175  pacientë në spital

SHTESA                     75  pacientë

Në të njëjtën periudhë infektimet e reja regjistruan një shifër relativisht të lartë, 10.639 raste të reja nga 1-12 shtator. Numri i të prekurve ka variuar nga 502 raste të reja në 6 shtator deri ne 1079 infektime të reja qe u raportuan ne 8 shtator.

INFEKTIMET DITORE 1-12 SHTATOR

1 shtator             982 raste të reja

2 shtator             853 raste të reja

3 shtator             895 raste të reja

4 shtator             984 raste të reja

5 shtator             896 raste të reja

6 shtator             502 raste të reja

7 shtator             740 raste të reja

8 shtator            1079 raste të reja

9 shtator              998 raste të reja

10 shtator            977 raste të reja

11 shtator             869 raste të reja

12 shtator             864 raste të reja

TOTAL           10639 raste të reja

Këtë të diel shifra e pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin ndaloi në 12 mijë 766. Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mban Tirana me 5206 raste aktive, e pasuar nga Shkodra, Durrësi dhe Fieri./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!