Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, publikoi mbrëmjen e së premtes një video nga Karaçeva e Kamenicës ku tha se kanë hyrë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.
Në reagimin e saj, policia e Kosovës tha se me të marrë këtë informacion ka dërguar njësitet policore në këtë vend për të patrulluar, por shton së nuk kanë gjetur ndonjë ushtar serb.
Lexo edhe: Xhandarmëria serbe në Karaçevë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it dhe institucioneve kosovare
Policia shton po ashtu se në zonën e Karaçevës mandatin e sigurisë e ka KFOR-i.
“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë”.
“Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”. /abcnews.al/