44-vjeçarja doli pozitive, banorët e Roshnikut të shqetësuar për mungesën e masave

schedule20:34 - 25 Mars, 2020

schedule 20:34 - 25 Mars, 2020

Një ditë pas konfirmimit me Covid-19 të një fizioterapisteje që është banore e Tiranës dhe prej më shumë se 10 ditësh po qëndronte me familjen e saj në fshatin Roshnik të Beratit në zonë ka pllakosur heshtja.

Kamera e ABC News u përball me pak banorë në rrugë. Disa prej tyre dëshmuan për kontaktet që kanë pasur me këtë famije.

“Jemi përshëndetur po kemi mbajtur distancë”. “Burri i saj dilte nga banesa dhe blinte ushqime”.

Gjithësesi veçc panikut që ka kapluar banorët, ata kanë dhe rezerva për mosvëmendjen e strukturave shtetërore, pasi janë mjaftuar vetëm me dizinfektimin e zonës.

“Nga masat që janë marrë, dje këtu është bërë vetëm dezinfektimi nga bashkia. Ka ardhur mjeku, por nuk janë marrë masa të tjera, të vijnë të na bejnë teste’, thotë një banor.

Veç të infektuarës nga fshati me autoambulancë janë larguar dhe bashkëshorti i 44-vjeçares dhe djali i saj. Zonja është shtruar në spitalin infektiv. Ndërsa për pjesën tjetër e familjarëve nuk ka informacion se ku janë dërguar me autoambulancë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!